Me ftesë të Forumit të Kryetarëve të Kombeve të Bashkuara që u mbajt në Gjenevë të Zvicrës, në Pallatin e Kombeve me Presidenten e Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Irena Vitina, morëm pjesë në platformën për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në vetqeverisjen lokale.
Me ftesë të Forumit iu drejtova dy paneleve, ku i pari kishte të bënte me perspektivën gjinore të sfidave dhe vizioneve për qytetet, ku u diskutua për gratë në pushtetin lokal dhe gjithëpërfshirjen, me kryetar bashkie nga Britania e Madhe, Turqia, Mali i Zi dhe Suedia. , dhe u diskutua dhe për përvojat me dhunën me bazë gjinore, aksesin në arsim dhe kujdes shëndetësor dhe planifikim të qëndrueshëm urban.
Në panelin e dytë kushtuar rinovimit që synon mjedise urbane të qëndrueshme dhe elastike, u shkëmbyen përvoja mbi projektet për elasticitetin e qyteteve dhe projektet për një mjedis më të mirë dhe më të pastër.
