Këtë vit kemi rikonstruktuar këndin e lojërave sportive të shkollës së mesme të qytetit të Shkupit “Pançe Arsovski” dhe sallat sportive të shkollave “Gjorgji Dimitrov” dhe “Marija Kiri Sklodovska”. Në kuadër të aktiviteteve, shkolla e mesme e qytetit të Shkupit “Saraj” po rinovon plotësisht terrenet sportive, me të cilat mbi 1200 nxënës tani kanë qasje në këndin e rikonstruktuar multifunksional të lojërave për basketboll dhe futboll.
Me rikonstruksionin e këtyre fushave, kompletohet kompleksi sportiv në shkollë, i cili u ofron nxënësve dhe stafit mësimdhënës kushte të shkëlqyera për mbajtjen e mësimit të edukimit fizik, sportit dhe rekreacionit. Fushat, të ndërtuara sipas standardeve më të larta, u mundësojnë sportistëve të rinj që marrin pjesë në ligën shkollore, por edhe të gjithë gjimnazistëve të shkollës të stërviten dhe përmirësohen, kështu terrenet sportive në natyrë dhe gjimnazi bëhen vend shoqërimi dhe sporti.
Qyteti i Shkupit njëkohësisht filloi me zbatimin e projektit nga programi Për Shkupin Modern, i cili realizon instalimin e zonave të jashtme të fitnesit me pajisje moderne të fitnesit në oborre, të cilat kanë për qëllim nxitjen e shprehive të jetesës së shëndetshme tek nxënësit.
