Nga data 30 gusht deri më 6 shtator, Shkupi është nikoqir i grupit “C” të Kampionatit Evropian të Volejbollit 2023, dhe kjo ngjarje e njohur sportive ndërkombëtare është një tjetër mundësi e madhe për afirmimin e qytetit tonë si destinacion sportiv-turistik.
Me këtë memorandum vendoset bashkëpunimi ndërmjet Qytetit të Shkupit, Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit dhe Federatës së Volejbollit të Maqedonisë, me qëllim të koordinimit efikas dhe mbështetjes tekniko-logjistike për një organizim të përbashkët të suksesshëm të këtij kampionati ndërkombëtar sportiv.