Kryesia e Aleancës për Shqiptarët, e udhëhequr nga Ziadin Sela sot në Gostivar ka miratuar emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale që do të garojnë në kuadër të Aleancës Kombëtare për Integrim, përcjell INA.

Sipas vendimit të fundit, këta janë tre nga kandidatët e shpallur:

Ilirjan Fetahu – kandidat për komunën e Dibrës

Dr.Arsim Dalipi – kandidat për komunën e Strugës

Skender Isufi – kandidat për komunën e Haraçinës

Këto emra janë pjesë e kandidaturave të koalicionit opozitar shqiptar për zgjedhjet lokale në RMV.(INA)