Pas dorëheqjes publike të Arben Fetait nga posto i zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë, Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate ka reaguar, duke e cilësuar veprimin e tij si një tradhti ndaj besimit që i ishte dhënë nga partia, bashkëpunëtorët dhe qytetarët.
Sipas tyre, Fetai u afrua në politikën aktive nga kryetari Arben Taravari, i cili i besoi një rol të rëndësishëm në parti dhe në ekzekutiv, duke i hapur rrugën për të qenë pjesë e vendimmarrjes në nivel të lartë.
Ja reagimi i plotë:
Një pyetje e thjeshtë, por shumë e rëndësishme qëndron sot mbi tryezën e politikës të vendit tonë, Arben Fetai është apo nuk është ende zëvendëskryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut?
Nëse po, pse nuk shkon në punë? Nëse nuk shkon në punë pse nuk jep dorëheqje? Dhe pse kryeministri Mickoski nuk merr asnjë iniciativë për shkarkimin e tij?
Fetai luajti një rol të rëndësishëm në këtë qeveri brenda koalicionit VLEN. Dha premtime. Bëri zotime. Siguroi njerëz se qëndronte pas tyre dhe se ata mund të qëndronin pas tij. Por sot ai ndodhet diku tjetër larg vendit, larg detyrës, larg të gjithë atyre që i besuan.Dhe kjo thotë gjithçka.
Sepse nëse shumë njerëz qëndruan pas tij siç ai vetë e ka thënë shpesh atëherë largimi i tij nuk është thjesht braktisje e një posti politik. Është braktisje e njerëzve. Janë premtimet e lëna në baltë. Janë zotimet e harruara.Janë fytyrat e atyre që e besuan, të cilët sot gjenden pikërisht aty ku Fetai i akuzonte të tjerët se i çonin në baltë.
Ironikisht, fjalët dhe etiketimet që i përdornit ndaj miqve dhe bashkëpunëtorve tuaj të dikurshëm si “Të Baltosur”, “Palaço”, “Mendje shitur” sot po i’u kthen juve, sepse ato kthehen bumerang ndaj atyre që i shfrytëzojnë intetesat dhe besimin e qytetarëve si mjet për lojëra politike.
Arben Taravari është ai që e solli nga Brukseli Arben Fetain, i besoi atij, e mbështeti dhe i ofroi mundësinë të shërbente si ministër, me fuqi vendimmarrëse. Siç duket, Fetai këtë besim ia ktheu me tradhëti, në vend të mirënjohjes, bashkëpunimit, kontributit brenda partisë, ai e preu në besë dhe i nguli thikë pas shpine me zgjedhjet e tij. Por një fjalë thotë kush tradhëton do të tradhëtohet edhe Fetai e përjetoi tradhëtinë nga njerëz që ai vetë i konsideronte të besueshëm.
Për dallim nga ai, Arben Taravari nuk mbeti i braktisur. Edhe përballë tradhëtive nga brenda,ai vijon betejën e tij politike me vendosmëri. Ai qëndron në rrugën e drejtë, duke ndjekur politikën konsistente të Aleancës për Shqiptarët, gjithnjë në shërbim të interesave të shqiptarëve. Kjo qëndresë meriton vëmendje dhe respekt.
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe,nga foltorja e kuvendit i dërgoi sot përshëndetje ish zëvendëskryeministrit, Arben Fetai i cili aktualisht nuk e dimë se ku ndodhet në Bangkok, Bruksel apo Dubai?!
Snopçe deklaroi se Fetai na përshëndeti me një përshëndetje që më shumë ngjante me një akt dorëzimi, pas konstatimit se kishte mbetur politikisht i izoluar dhe i vetëm si pasojë e drejtpërdrejtë e faktit se ai vetë lejoi të përdorej për qëllime të caktuara, me afat të njëhershëm.
Ne për dallim prej tij nuk jemi dorëzuar dhe nuk jemi të vetëm në betejën tonë politike, e cila zhvillohet në interes të Aleancës për Shqiptarët dhe të gjithë qytetarëve në përgjithësi nënvizoi Snopçe nga foltorja.
Snopçe në fund të fjalës së tij shtoi se kryetari Arben Taravari duhet t’i kërkojë falje vetes për besimin dhe hapësirën që i dha një personi si Fetai besim dhe fuqi që ky i fundit i shfrytëzoi për të dëmtuar pikërisht atë që ia kishte dhënë”, thekson ASH e Taravarit.(INA)
