-Çdo gjë është e mundur, këtë e tha mes tjerash kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në Summer Click në TV21 në pyetjen se nëse do të dalin nga Qeveria, nëse deri në vjeshtë nuk bëhen ndryshimet kushtetuese.

“Çdo gjë është e mundur, nuk them se është e mundur dalja prej Qeverisë, por ne duhet të ulemi në kuadër të partisë dhe ta mendojmë edhe interesin partiak”, tha mes tjerash Taravari.