Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se Arben Taravari dhe disa persona rreth tij duket se janë të vendosur të kthehen në përqafimin e Ali Ahmetit dhe BDI-së.
“Mund vetëm t’i dëshiroj fat dhe besoj se do të kemi një takim përfundimtar gjatë javës së ardhshme në të cilën do të kemi një rezyme të asaj që është bërë dhe do t’i dëshiroj shëndet, sepse ajo na duhet. Por më duhet të them se më së paku e kam menduar se do të kthehet në përqafimin e Ali Ahmetit dhe të tjerëve, por ky është vendimi i tij. Jam i bindur se është vendim i pak njerëzve dhe jo i anëtarësisë së ASH-së”, tha Mickoski, ndërsa shtoi se do të ishte e ndershme nëse këtë e kishte bërë vet, por po bëhet gjithnjë më e sigurt se ai po kthehet në përqafimin e gjithë atyre që për dy dekada kanë kriminalizuar Maqedoninë.
“Është përzgjedhje e tyre, pres që këtë javë të pimë një kafe, unë do ta ftoj dhe më pas do ta pres, për shkak se Qeveria është e fortë stabile ka shumicë të fortë në Kuvend, të vazhdojë me procesin reformues, projekte për qytetarët, atë që qytetarët e presin nga ne”, deklaroi Mickoski. (koha.mk)
