Partia shqiptare në Qeveri, Aleanca për Shqiptarët, ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke thënë se gjithçka që lexohet apo thuhet se ASH do të del nga Qeveria aktuale për të kaluar në opozitë është e pavërtetë.

Lexo statusin e plotë:

“Çdo lajm i këtillë që thirret në burime anonime brenda ASH-së është thjeshtë fabrikim i qarqeve jashtë dhe kundër Aleancës për Shqiptarët. Ka vite që lexojmë lajme të këtilla për përçarje të ASH-së, por koha ka dëshmuar se ato janë vetëm dëshira të dështuara të atyre që ju pengon fuqia, uniteti dhe konsistenca jonë.

Vendimet dhe veprimet tona sillen në organet qëndrore dhe në mënyrë transparente publikohen në kohë përmes funksionarëve dhe organeve zyrtare. Të gjitha vendimet, si edhe deri më tani do të jenë në të mirën e anëtarëve të ASH-së, shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të vendit.”/populli