Drejtori i Qendrës së Skijimimit “Kodra e Diellit” në Tetovë, Adem Avziu ka reaguar në lidhje me vendosjen e kryqit në kishën “Shën Naumi i Ohrit – Çudibërësi” në Kodër të Diellit, përcjell TV21. Avziu thotë se nuk janë dakord me vendosjen e simboleve, siç i quan ai, monofetare në Q.S.“Kodra e Diellit” dhe shton se si institucion nuk janë kompetent për të njëjtat simbole.

“Vendosja e kryqit dhe simboleve monofetare në një shoqëri multietnike është një çështje e ndjeshme dhe komplekse. Ajo që është me rëndësi është të respektojmë dhe të promovojmë diversitetin kulturor dhe besimin fetar të të gjithë qytetarëve. Veçanërisht kur bëhet fjalë për një qendër rekreacioni, sporti dhe turizmi, është shumë me rëndësi që në vend të simboleve fetare, të punojmë të gjithë së bashku për të krijuar një mjedis inkluziv dhe respektues ndaj të gjithë komuniteteve fetare në shoqërinë tonë multietnike. Thënë kjo, nuk jemi dakord me vendosjen e simboleve monofetare në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit” dhe se ne nuk kemi kompetenca për të njejtat”, shkruan Avziu.