Kandidati për komunën e Tetovës nga koalicioni AKI, Bajram Rexhpei, ka takuar sonte strukturat partiake në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël.
Bajrami në profilin etij në facebook ka shkruar se pikërisht nga Reçica e Vogël, do të nis fitorja e tij në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
“Nga Reçica e Vogël do të nisë fitorja e madhe e Tetorit!
Reçica e Vogël ka qenë gjithmonë pikënisje e proceseve të rëndësishme për Tetovën. Energjia e ndryshimit që nisi këtu është sot më e gjallë dhe më e fortë se kurrë, sepse qyteti ynë nuk mund të durojë më keqmenaxhimin dhe përbuzjen ndaj tetovarëve.
Sonte, me strukturat partiake të Reçicës së Vogël, e përcollëm qartë mesazhin:
Tetova e duam shumë për ta lënë peng të njerëzve të vegjël me ambicie të “mëdha”!”, ka shkruar Rexhepi
