Gjykata Speciale po vazhdon edhe sot bastisjet në Prishtinë, të nisura që të hënën.
Raportohet se sot po bastiset shtëpia e Ismail Sylës, ish- këshilltar i ish- presidentit Hashim Thaçi.
Ndryshe gjatë ditës së martë Pjesëtarë të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, kanë bastisur në banesën e Artan Behramai, njërit nga këshilltarët për media të ish-presidentit, Hashim Thaçi.
Kurse të hënën janë bastisur edhe shtëpia e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj, i cili po ashtu ka qenë këshilltar i ish-presidentit Thaçi.
Po ashtu, bastisje dje kishte edhe në banesën e Blerim Shalës, këshilltarit të Hashim Thaçit.
