Deputeti i zonës njëherit edhe sekretari organizativ pranë Bashkimit Demokratik për Integrim z.Blerim Bexheti në profilin e tij në fb ka shpërndarë disa fotografi nga ku është realizuar takimi me qytetarët në Saraj nën moton “me popullin”.
“Takim i hapur sonte në Saraj nën moton “me popullin”, së bashku me qytetarët, anëtarët dhe simpatizantët e Bashkimit Demokratik për Integrim dega në Saraj.
Nga ku kryetari Ali Ahmeti foli për defaktorizimin institucional që po ndodh në qeverinë monoetnike pa legjitimitet etnik dhe me frymën që sjellin ligjet në dëm të shqiptarëve, me degradimin dhe largimin nga puna të shqiptarëve që ndodh çdo dit u shprehën edhe qytetarët në bashkëbisedim!
Ali Ahmeti nga ky takim në Saraj, ju siguroj që ky vasalitet do të merr fund dhe se shqiptarët do të kthehen më të fuqishëm se kurrë në pozita kyçe dhe të çojmë përpara proceset integruese.
Ju faleminderit të gjithë juve që ishit të pranishëm, që me prezencën e juaj përcjellim mesazhin që shqiptarët nuk e durojnë nënçmimin.”
