Partia Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të festojë 23-vjetorin e themelimit me një aktivitet të veçantë kushtuar të rinjve, nën moton “Bashkë, festojmë me rininë!”.
Ngjarja do të mbahet të enjten, më 5 qershor 2025, në Parkun e Çairit, duke filluar nga ora 18:00.
Pritet që në këtë tubim të marrin pjesë anëtarë të BDI-së, simpatizantë, të rinj nga gjithë vendi dhe figura të rëndësishme të jetës politike e shoqërore. Aktiviteti synon të jetë një festë rinore, por edhe një moment reflektimi mbi rrugëtimin politik të partisë në këto dy dekada e më shumë.
