Në garën kundrejt Bilall Kasmait, kryetarit aktual të Komunës së Tetovës BDI sot ka nominuar njërin nga nënkryetarët e partisë Bajram Rexhepin. Siç ka njoftuar Arbër Ademi kandidatura e Rexhepit vjen njëkohësisht me kandidaturën e Bujar Osmanitb për kryetar të Çairit si dhe atë të Emir Sulejmanit për kryetar të Zhelinës.
‘’Dëshiroj t’iu njoftoj edhe kandidatët për kryetar komune që padyshim do të jenë edhe kryetarët e ardhshëm të komunave. Për Komunën e Çairit do të jetë Doktor Bujar Osmani, kryetar i ardhshëm i Komunës së Tetovës do të jetë zoti Bajram Rexhepi. Kandidarët u votuan unanimisht në mbledhjen e kryesisë së partisë. Kryetar i ardhshëm për Komunën e Zhelinës do të jetë Emir Sulejmani’’, tha Arbër Ademi.
Arbër Ademi kumtoi edhe dy bartës të listave për këshilltarë të dy komunave, në Gostivar BDI ka nominuar Valdet Xheferin ndërsa në Strugë Faton Pollozhanin të cillet njëherit janë dhe kryetar të degëve respektive të Bashkimit Demokratik për Integrim.
