Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kërkon dorëheqjen e kryeparlamentarit Afrim Gashi, transmeton TV21.
Një kërkesë e tillë nga BDI vjen pas deklaratave të kreut të Kuvendit ku thotë se gjuha shqipe nuk është zyrtare por gjuhë e përkthyer. Deputetja e BDI e shoqëruar nga deputetët tjerë të koalicionit Fronti Europian në një dalje për media tha se në Amendamentin 5 i Kushtetutës përcakton qartë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare krahas gjuhës maqedonase.
