Politikologu Valon Bela përmes një video postimi ka komentuar njëqind ditët e qeverisjes së VLEN me VMRO-DPMNE dhe ZNAM duke theksuar se këto njëqind ditë janë 100 ditë dështime që shqiptarët që po e ndjejnë dhe nënçmim i vazhdueshëm i VLEN-it ndaj VMRO-DPMNE-së. Këto 100 kemi parë qëndrime të ndryshme mes VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së por edhe qëndrime të ndryshme mes vet grupacionit ose liderëve të VLEN-it, shkruan Top24

Bela thekson se deklarata e djeshme e Mickovskit se nuk do të ua lustrojmë këpucët liderëve Europian tregon që ata me vetëdije e kanë pranu apo përjashtu Maqedoninë e Veriut nga paketi me Shqipërinë dhe që kjo është pjesë e planit të përbashët mes Republikës së Serbisë, Republikës së Hungarisë dhe presidentit Putin, tha Valon Bela

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fvalon.bela.5%2Fvideos%2F1205717697387787%2F&show_text=false&width=560&t=0