Fjala “demokraci” rrjedh nga fjala e vjetër greke demos- popull dhe kratia- sundim, rend ose qeverisje në të cilën shumica e njerëzëve ushtrojnë sovranitetin e tyre të drejtpërdrejtë nëpërmjet zgjedhjes dhe vendosin për përfaqësuesit e tyre.
Fjala legjitimiteti rrjedh nga latinishtja që to të thotë e drejta shtetërore. Udhëheqësia legjitime e shtetit vendoset nga fuqia e votes së popullit dhe legitimitetin e merr fituesi për të udhëhequr shtetin.
Nga viti 2001 garantues i të drejtave të shqiptarëve dhe të pakicave tjera etnike në Maqedoninë e Veriut është Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet multietnik me demokraci konsensual.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 8 maj të vitit 2024, fitues në kampin maqedonas doli Koalicioni “Maqedonia jote” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE me 58 mandate, ndërsa në kampin shqiptar fitues doli koalicioni “Fronti Europian” e udhëhequr nga Ali Ahmeti, e cila fitoi 19 mandate.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut si shtet me demokraci konsensuale pas përfundimit të zgjedhjeve të 8 majit, të drejtën legjitime për formimin e qeverisë së ardhshme e kanë VMRO-DPMNE dhe FRONTI EUROPIAN, kurse parakusht i kësaj janë ndryshimet kushtetuese që do ta mbyllte kontestin me Bullgarinë dhe do të vijonte rrugëtimin për anëtarësim në BE.
Koalicioni VLEN kërkohet që të jetë e qëndrueshme dhe mos të pranojë kërkesën e VMRO-së, për të qenë pjesë e Qeverisë, për dy shkaqe kryesore: i pari, sepse nuk është fituese e zgjedhjeve të 8 majit; dhe i dyti, për të negociuar për qeverinë e ardhshme pa ndryshime kushtetuese, ky i dyti vlen edhe për FRONTIN EUROPIAN.
PS.
Nëse ky shtet nuk do ta përfille demokracinë konsensuale (që realisht paralajmërimet janë se nuk ka gatishmëri për ta zbatuar), mbetet me çdo kusht të mbrohet legjtimiteti i popullit por duhet të kyçet në proceset faktori ndërkombëtar të merr rolin ndërmjetësues në të kundërtën proceset rikthehen para vitit 2001.
21.05.2024, Zagreb