Sot bashkë me deputetin Musa Xhaferi pritëm në takim musafir nga Lugina e Preshevës, Shqiprim Musliu kryetarë i Lëvizjes së Progresit Demokratik dhe ish zv/kryetar i Komunës së Bujanocit dhe Shuajb Neziri shef i grupit të këshilltarëve të Lëvizjes së Progresit Demokratik në kuvendin e Komunës së Bujanocit.

Gjatë këtij takimi biseduam për sfidat dhe nevojat që përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe Bujanocit gjithashtu edhe për situatën aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ka shkruar në profilin e tij zyrtar deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar z.Blerim Bexheti.