LAJM: Si i komentoni akuzat dhe dyshimet për pasurimin e paligjshëm të familjarëve të kreut të BDI-së Ali Ahmetit .
Blerim Bexheti: Është shumë indikative në këtë fazë shumë të rëndësishme për shtetin për qytetarët, për shqiptarët edhe kjo çështje e sulmeve të sinkronizume që ndodhin në këtë periudhë ndaj z.Ahmeti dhe zhvillimeve tjera që është më se evidente se ka qëllim në vetvete, duke pas parasysh kontributin e tij në kontinuitet ndër vite në udhëheqjen e proceseve politike të shqiptarëve, është shum e qartë se është një tentativë për diskreditim që mendoj se qytetarët shqiptar e kan kuptu apo do ta kuptojnë edhe më fuqishëm këtë lojë apo këtë kurth që “kuzhina” të huaja duan të i’a imponojnë tregut shqiptar apo popullatës shqiptare, theksoi Bexheti.