Izet, Arben, Bekim, Bilall dhe Afrim thirreni ndërgjegjes dhe mbroni krenarinë dhe dinjitetin e shqiptarëve!

Dje partneri juaj i qeverisë Bogojeski i nënçmoj shqiptarët në nivelin më të ulët ndërsa ju po heshtni, kurse sot tifozëria Komitët thirrën “kletite shiptari” kurse ju ende po vazhdoni të strukeni nëpër zyret e juaja duke rezikuar sigurinë e bashkëqytetarëve në vend!

Shqyrtojeni mundësinë e vazhdimit të bashkëqeverisjes në krye me padronin e juaj, sepse Vasaliteti juaj po dëmton thellë shqiptarët.

A ishte pikërisht kjo fryma e ndryshimit për të cilën u betuat dhe premtuat se do ta sillni ndryshimin!

Kështu ka shkruar deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Europian në facebook.