Debati i sotëm në Kuvend nuk mbeti vetëm në përplasje politike, por rrëshqiti në një përballje të ashpër personale, ku deputetja e VLEN, Saranda Imeri, u kritikua për gjuhën dhe qasjen e saj në sallë. Në anën tjetër, deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, reagoi fuqishëm duke e vendosur veten në mbrojtje të standardit politik dhe dinjitetit të përfaqësimit shqiptar.

Sipas vlerësimeve që po qarkullojnë pas debatit, Imeri jo vetëm që nuk arriti të përballet me argumente, por zgjodhi një retorikë të tensionuar dhe të mbushur me sulme personale, duke lënë anash thelbin e çështjeve që prekin qytetarët. Kjo qasje u pa si mungesë serioziteti dhe si përpjekje për të zhvendosur debatin nga temat reale drejt përplasjes emocionale.

Në reagimin e tij publik, Bexheti e goditi drejtpërdrejt këtë nivel komunikimi, duke e cilësuar si degradim të skajshëm të diskursit politik dhe si një model të rrezikshëm që dëmton vetë përfaqësimin e shqiptarëve. Ai ngriti shqetësimin se gjuha shqipe po përdoret si mjet për sulm dhe përçarje, në vend që të mbrohet si një e drejtë themelore dhe kushtetuese.

Mesazhi i tij ishte i qartë: politika nuk mund të reduktohet në fyerje dhe britma, ndërsa ata që zgjedhin këtë rrugë, sipas tij, vetëm sa demaskojnë nivelin e tyre dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve.

Ky përplasje ka rihapur debatin për cilësinë e përfaqësimit politik, ku gjithnjë e më shumë po kërkohet përgjegjësi dhe maturi, sidomos nga ata që pretendojnë të flasin në emër të shqiptarëve.