Deputeti Blerim Bexheti ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve për të kufizuar fjalën e lirë të mediave, duke theksuar se një veprim i tillë është tregues i frikës nga transparenca dhe shfaqje e qartë e një mentaliteti autoritar.
“Kush mundohet të ndalë fjalën e lirë të mediumeve, po tregon diktaturën e mendjes dhe frikën nga transparenca. Përkrahje deri në fund për të gjitha mediumet, ndërsa në këtë ditë jemi të gjithë me Tetovasot!” – ka deklaruar Bexheti.
Ai ka shprehur solidaritet të plotë me mediumin lokal Tetovasot, duke nënvizuar se mbështetja e mediave dhe mbrojtja e lirisë së shprehjes janë vlera themelore të demokracisë.
