Vizitë te kryefamiljari Shukri Mustafa në lagjen Gazibabë
Gjatë një vizite të ngrohtë te z. Shukri Mustafa, unë si deputet zone dhe së bashku me disa miq dhe të afërm, biseduam për zhvillimet e fundit politike dhe shqetësimet që prekin drejtpërdrejt komunitetin shqiptar.
Edhe pse në zgjedhjet e fundit më shumë se gjysa prej tyre ishin mbështetës të VLEN, sonte shprehën hapur zhgënjimin e tyre ndaj politikave degraduese dhe qëndrimeve anti-shqiptare që po vërehen. Në këtë klimë pasigurie dhe zhgënjimi, shumë prej tyre po rikthehen në përkrahje të BDI-së, si një alternativë e qëndrueshme për të mbrojtur interesin kombëtar dhe dinjitetin shqiptar.
Zëri i qytetarëve duhet dëgjuar me vëmendje – ata kërkojnë unitet, zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz.
Ka shkruar deputeti Blerim Bexheti në profilin e tij zyrtar.
