Habitat for Humanity në bashkëpunim me Institutin ZIP si partner lokal, kanë përzgjedhur komunën tonë për të pilotuar një projekt të ri që synon krijimin e planeve urbanistike për vendbanimet e vogla dhe të margjinalizuara. Sot patëm një takim me përfaqësuesit e Habitat for Humanity dhe Institutin ZIP për të analizuar përzgjedhjen e venbanimeve më të përshtatshme për këtë projekt.

Jemi të lumtur që jemi pjesë e kësaj nisme të rëndësishme dhe presim të punojmë së bashku për të përmirësuar jetën e banorëve në komunën tonë.

Faleminderit Habitat for Humanity dhe Institutit ZIP për partneritetin dhe mbështetjen. Së bashku, ne mund të bëjmë ndryshimet pozitive për komunitetin tonë.