Deputeti Blerim Bexheti ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat.
Bexheti theksoi se ky ligj duhet të miratohet me Badenter të Madh, duke vlerësuar se rëndësia e tij lidhet drejtpërdrejt me barazinë dhe të drejtat e komuniteteve në vend.
“Sot në Kuvend theksova se Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat duhet të kalojë me Badenter të Madh, duke respektuar rëndësinë e tij për barazinë dhe të drejtat e komuniteteve. Çdo tentativë për ta kaluar me Badenter të Vogël, siç synojnë VLEN dhe VMRO, është cenim i frymës së barazisë dhe i të drejtave të fituara”, ka shkruar Bexheti.
Sipas deputetit, mekanizmat që garantojnë përfaqësimin e drejtë të komuniteteve duhet të ruhen dhe të forcohen, duke mos lejuar dobësimin e standardeve të arritura ndër vite.

