Situata në Lindjen e Mesme dhe pasojat mbi çmimin e naftës ka qenë tema boshte të takimit të sotëm të Bordit të rregullatorëve të Komunitetit energjetik dhe kryetarit të Komisionit rregullator energjetik dhe shërbime të ujit, Marko Bislimoski. Për MIA-n nga Athina ai thotë se nuk përjashtohet “efekti mbi çmimet e derivateve të naftës”.

“Zhvillimet e reja gjeostrategjike në Lindjen e Mesme konfirmojnë se nuk ka parashikueshmëri apo siguri kur janë në pyetje çmimet e energjensave. Prisnim që ky të jetë takim i qetë, por një gjë është e sigurt se ‘gjendja e jashtëzakonshme’ është diçka normale për të gjitha energjensat. Është i pritshëm efekti në çmimet e derivateve të naftës tashmë pas zhvillimeve me Iranin dhe Izraelin. Kemi biseduar edhe për atë se si është gjendja e vendeve nga vijnë rregullatorët në Komunitetin energjetik. Të gjithë jemi vende të varura nga importi i naftës, përveç Serbisë e cila ka një vëllim të vogël prodhimi. Përveç përditshmërisë, ky energjens është i lidhur ngushtë edhe me ekonominë në përgjithësi si pjesë integrale e funksionimit”, thotë Bislimoski për MIA-n.