Kandidati i AKI-së për Sarajin, Blerant Ramadani ka vizituar sot Manastirin, ku pas qëndrimit në Muzeun Historik të Kongresit të vitit 1908, dhuroi libra për fëmijët shqiptarë në Bibliotekën “Lynkest”.

Ai theksoi se Kongresi i Manastirit mbetet simbol i bashkimit kombëtar dhe se “dija është ura më e fortë që lidh të kaluarën me të ardhmen”.
Ramadani shtoi se edhe Saraji duhet të ecë në këtë frymë – me dije, kulturë dhe vizion evropian.