Të kontaktuar nga portali e-gazeta.mk në lidhje me takimin e sotëm që u mbajt në Bashkimin Demokratik për Integrim ku u vendos që ne vend të Izet Mexhitit të zgjidhet Bujar Osmani si nenkryetar i partisë, që njekohesisht mban edhe postin e zëdhënësit të BDI-së, ndërsa u zevendesuan edhe tre anëtarët e Kryesisë Qendrore. Izet Mexhiti, Visar Ganiu dhe Saranda Imeri, u zevendesuan me Bekim Nezirin, Ilir Hasanin de Arta Bilalli-Zendelin.
Anëtarët e tjerë të grupit të ashtuquajtur “Grupi i Zjarrit” Blerim Bexheti dhe Nevzat Bejta pohuan se kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e sotme dhe se do të vazhdojnë të artikulojnë qendrimet e veta brenda partiake.

Ata theksuan se do të vazhdojnë me bindje në përmirsimin e vlerave partiake me debat brenda Bashkimit Demokratik për Integrim dhe se janë pjesë aktive në kryesinë e ngushtë të kësaj partie.

Të pyetur nga e-gazeta se a do të vazhdojnë me mendimin kritik për bashkpartiakët e tyre në ekzekutivin qeveritar, Ata konfirmuan se si grup nuk do të ndryshojnë në atë që kanë deklaruar edhe më herët duke kritikuar për punët që nuk jan realizuar nga programi parazgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim.