LAJM: z. Bexheti, temperaturat e larta të kësaj vere si duket e shkrumbuan “grupin e zjarrit”. Kush i’a futi fitilin raporteve mes Blerim Bexhetit dhe Izet Mexhitit? Ali Ahmeti apo dikush tjetër…?
Blerim Bexheti: Në politikë sigurisht që ndjeken bindjet, konceptet, programet. Jemi në një periudhë shumë senzitive që është e rëndësishme jo vetëm për politikën e brendshme por, edhe të jashtme dhe sigurisht që gjitha kanë ngapak implikime.
mandate katër vjeçare dhe sot është njëri, nesër është tjetri, është shumë irelevante.
LAJM: Izet Mexhiti pas paralajmërimit për formimin e lëvizjes së re politike ka filluar negociatat me Lëvizjen Besa dhe Alternativën për frontin e ri opozitar. Si ju duket kjo nismë?
Blerim Bexheti: Për korrektesë nuk dua shumë që të lëshohem shumë. Mund të jap një mendim, më duket e ngutshme dhe nuk e kuptoj gjithë këtë ngutshmëri kur shteti është në një proces të ndryshimeve kushtetuese që janë shumë të rëndëishme për perspektivën e qytetarëve. Por, është e drejtë e tij dhe për korrektesë nuk do të kisha dashur të lëshohem në këtë fazë./almakos.com