Gjatë ditës së sotme në hapsirat e komunës së Sarajit ka qenë i mirpritur kryetari i komunës së Hanit të Elezit z.Mehmet Ballazhi ku janë diskutuar tema për bashkëpunim të mundshëm ndërkomunal midis Komunës së Sarajit dhe të asaj Hanit të Elezit, në vazhdim ju sjellim postimin e plotë ku na informon kryetari Bexheti nëpërmjet profilit të tij zyrtar në facebook.

Kisha nderin që sot në hapësirat e Komunës së Sarajit të mirëpres në takim Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit nga Republika e Kosovës, njëherit edhe mikun tim, z. Mehmet Ballazhi, si dhe z. Avni Hasallari, kontribues i shquar i kauzës kombëtare shqipëtare.

Gjatë takimit kishim bisedë miqësore dhe shumë konstruktive, ku diskutuam rreth shkëmbimit të përvojave komunale administrative, mundësive për bashkëpunime komunale ndërkufitrare dhe projekte tjera të përbashkëta me interes publik që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës në dy komunat tona. Ka shkruar në profil.