Blerim Bexheti nga Fronti Europian tha se tani është para deputetëve propozim ligji për mbylljen e lojërave të fatit, dhe duhet votuar nga të gjitha grupet parlamentare që siç thotë, ta largojmë këto dukuri negative nga qytetarët, përcjell TV21.

“Një debat i hapur që ka qenë edhe në fushatën parazgjedhore ku të gjitha subjektet janë deklaruar për një gjë të tillë. I keni deklarimet publike të Izet Mexhitit dhe Arben Taravarit për mbylljen totale të kazinove qofshin onlajn, qofshin që objekteve dhe ja tash është propozim ligji këtu, para të gjithë opinionit dhe të deputetëve. Do ta votojmë të gjithë së bashku, të gjitha grupet parlamentare dhe këtë dukuri të shëmtuar ta largojmë nga mundësia që qytetarët ta kenë afër”, tha Bexheti.