Kandidati i Frontit Europian për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen masive që po merr nga terreni. Në një deklaratë të fundit, Osmani shprehet:

“🔥 Çairi po e paralajmëron me zë të lartë rezultatin e referendumit të tetorit. Faleminderit nga zemra për këtë valë mbështetjeje dhe për punën e jashtëzakonshme që po bëni.”

Kjo deklaratë vjen pas një sërë takimesh me qytetarët dhe strukturat lokale, ku është vërejtur një entuziazëm i madh për vizionin dhe projektet që Fronti Europian ka për komunën e Çairit.

Osmani konsiderohet si një nga kandidaturat më të forta në garën për Çairin, me përvojë të gjatë politike dhe mbështetje të gjerë brenda komunitetit. Ai premton transformim, zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz për të gjithë qytetarët e komunës.