Bujar Osmani ka kritikuar VLEN-in pasi Maqedonia e Veriut votoi kundër projekt-rezolutës për veprimtarinë e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA). Në një postim në Facebook, ai e cilësoi qëndrimin e koalicionit qeverisës si “hipokrizi politike”.

Sipas tabelës së votimit që Osmani publikoi, më 18 nëntor projekt-rezoluta mori 143 vota pro, 9 kundër dhe 20 abstenime. Maqedonia e Veriut figuron mes vendeve që votuan kundër. Osmani tha se vendi kishte votuar kundër edhe vitin e kaluar.

Ai akuzoi VLEN-in se e kishte përdorur çështjen palestineze për të fituar vota, ndërsa tani, sipas tij, po hesht për votën e qeverisë ku bën pjesë.

“Me Zotin në gojë kur kërkojnë vota, me kokën ulur kur duhet të mbrojnë parimet!”, shkroi Osmani.