Pa përmendur sulmin ndaj policisë maqedonase, si dhe faktin se dhjetëra tifozë të Levskit u ndaluan për sulm ndaj zyrtarëve para ndeshjes së kësaj skuadre kundër Shkupit të “Todor Proeski” në një ndeshje të Ligës së Konferencës, bullgari, mediat shkruajnë ekskluzivisht për faktin se një nga tifozët e largët përfundoi në spital pasi u godit me thikë.
Ngjarja ka ndodhur kur disa makina me tifozë bullgarë po kalonin në lagjen e Çairit, ku janë sulmuar nga banorë të zonës, të cilët i kanë goditur me gurë dhe armë të ftohta. Tifozi fatkeq është transferuar menjëherë në kompleksin klinik “Nënë Tereza” dhe informacionet për gjendjen e tij janë kontradiktore – nga një plagosje e lehtë e deri te ajo rezik për jetë.
Ambasadori i Bullgarisë në Shkup menjëherë ka kontaktuar autoritetet maqedonase dhe ka dërguar një protestë për sulmin ndaj tifozëve të Levskit, veçanërisht për therjen me thikë gjatë natës, duke kërkuar garanci për sigurinë e tifozëve bullgarë derisa të shkojnë në shtëpi. Natyrisht, ai nuk ka përmendur sulmin dhe konfliktin që kanë pasur me policinë maqedonase.