Fatmir Bytyqi nga LSDM ka komentuar buxhetin e shtetit që sipas tij është prej buxheteve më skandaloze, përcjell TV21. Bytyqi tha se po manipulohet opinioni se gjoja po punohet në interes të qytetarëve dhe shtoi se në shumë sektorë ka zvogëlim të mjeteve dhe se nuk duhet pritur përmirësim të cilësisë.

“Unë po them që buxheti është prej buxheteve më qesharak që kam parë ndonjëherë. Është një mundësi po manipulohet opinioni që kinse punohet për interesin e qytetarëve por në fakt nuk është sepse nuk ka para për pagë, për rritje pagash qe do i bije që të gjitha marrëveshjet kolektive që janë bërë, do të zhbëhen. Kjo do të thotë se përmirësim të cilësisë në këto sektorë që zhbëhen marrëveshjet kolektive, nuk mund të prisni. Arsim, shëndetësi, ministri të Punëve të Brendshme, ushtri, gjitha këto sektorë ke zvogëlim të mjeteve ose shenjë të qartë që nuk ka të rritje që të sigurohen pagat në mënyrë adekuate”, tha Bytyqi.