Në mesnatë në Kosovë ka arritur këngëtari me famë botë Capital Bra.
Kjo pasi që interpretuesi i shumë hiteve do të performojë me datën 6 gusht (e diele), në ZONE CLUB, shkruan Raporto24.
E për këtë performancë Capital Bra ka ardhur në Kosovë me aeroplan privat.
Padyshim kjo do të jetë një natë e paharruar për të gjithë muzikdashësit e artistit në fjalë./Raporto24/