Në Gazetën Zyrtare të 15 qershorit 2023 është publikuar Udhëzimi i miratuar nga Ministria e Drejtësisë për ndryshimin dhe plotësimin për mbajtjen, mbrojtjen dhe ruajtjen e librave të amzës si dhe për lëshimin e certifikatave të lindjes, kurorëzimit dhe vdekjes.

Nga shembujt e publikuar vihet re se në certifikata janë dy kolona, njëra për plotësim të të dhënave në maqedonisht dhe tjetra në gjuhën shqipe; dhe jo lart maqedonisht e poshtë shqip. Rreth kësaj forme të vendosjes së gjuhëve burime nga Ministria e Drejtësisë i thanë TV21 se “kjo është luftë që u fitua, sepse ka pasur rezistencë që gjuha shqipe të mos jetë në dy kolona e barabartë me maqedonishten, por lart maqedonisht e poshtë shqip”.