Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar edhe për dy muaj masën e arrestit shtëpiak tre të dyshuarve K.H, O.H dhe L.D, për sulm fizik ndaj gazetarit Valon Syla.

Atyre u është vazhduar masa e arrestit shtëpiak prej datës 12.07.2023 deri me datë 12.09.2023.

Këtë informatë e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Masa e sigurisë u është vendosur me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special në çështjen penale kundër të pandehurve K.H, O.H dhe L.D, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vendosur lidhur me masën e sigurisë. Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak  kundër të pandehurve K.H, O.K dhe L.D, ashtu që masa e arrestit shtëpiak i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj, prej datës 12.07.2023 deri me datë 12.09.2023”, tha Gashi për Express.