Kryeministri Hristijan Mickoski mbrëmjen e së martës ka marrë në pyetje krerët e koalicionit (V)LEN, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi të cilët së bashku kanë 9 deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Sipas PressOnline nga burime partiake në takim edhe pse kryeministri Mickoski ka pritur që ti jepen alternativa për bashkëqeverisje, ai ka dëgjuar më shumë se alternativa emrin e Arben Taravarit nga krerët e (V)LEN-it.
Sugjerimi i kryeministrit, siç bëjnë të ditura burimet, është që të punohet me zell në programin qeveritar dhe për çdo pakënaqësi të tentohet që deri në fund të arrihet kompromis politik.
Po i njëjti burim bënë të ditur se kryeministri ua ka bërë të ditur se është i kënaqur me punën e ministrit të shëndetësisë Arben Taravari dhe se lidhur me bashkëpunimet dhe koalicionet për zgjedhjet lokale, ai parapëlqen që të ketë kohezion dhe bashkëpunim midis partnerëve të koalicionit.
Edhe pse janë pyetur, krerët e (V)LEN-it nuk kanë dhënë ndonjë argument se pse janë kundër daljes në zgjedhje të ASH-së me lista të veçanta për këshilltar komunal.
Edhe pas takimit të mbrëmshëm në rrjetet sociale krerët e (V)LEN-it liferuan informacione se ASH-ja largohet nga Qeveria në stilin “ollmas…”, “o me ne….”, megjithatë nga Qeveria bënë të ditur se nuk ka vendim për një gjë të tillë dhe se bisedimet ende vazhdojnë.