Në Shkup mbërritën kryetarë komunash nga 5 kontinente, me të cilët mbajtëm seancën e Bordit Menaxhues të Parlamentit Global të Kryetarëve të Komunave, me qëllim të arritjes së konkluzioneve strategjike para fillimit të samitit vjetor. Duke shkëmbyer përvojat ndërkombëtare, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe projektet e përbashkëta, kryetarët e komunave, përmes platformës globale të Parlamentit Global të Kryetarëve të Bashkive, kontribuojnë në tejkalimin e sfidave dhe përmirësimin e shërbimeve në nivel lokal në interes të qytetarëve.
Këtë vit,si nikoqiri i Samitit të Parlamentit Global të Kryetarëve të Bashkive, Arsovska u nderua si anëtarë e Bordit të Drejtorëve që të prezantoj çmimin prestigjioz Benjamin Barber për Qytetet Globale kryebashkiakut Rohay Malik Lowe të Banjul, Gambia. Çmimi Benjamin Barber njeh kryetarët e bashkive për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në qeverisjen urbane globale dhe udhëheqjen frymëzuese.
