Me rastin e Konferencës së 10-të të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit, e organizuar nga Shtetet e Bashkuara dhe e kryesuar nga Koordinatori i Departamentit të Shtetit për Kundër Korrupsionit Global Richard Nefey, me ftesë të organizatorëve si drejtues në nivel lokal në ndërtimin e besimit dhe parandalimin e korrupsionit, mora pjesë në një panel me Drejtorin Ekzekutiv të Rrjetit të Qyteteve të Forta, Eric Rosand dhe Drejtoreshën e Programit të Sundimit të Ligjit në SHBA, Carter Center, Laura Newman.
Kryetarët e bashkive dhe pushteti vendor luajnë një rol kyç në parandalimin e korrupsionit dhe promovimin e qeverisjes së mirë. Ato janë të pozicionuara në mënyrë unike për të ndërtuar besimin dhe për të forcuar demokracinë, nga vënia në dispozicion e informacionit për publikun deri te krijimi i mekanizmave për pjesëmarrjen e qytetarëve, duke përfshirë kategoritë më të margjinalizuara. Folësit treguan se si po promovohen masat parandaluese, duke përfshirë promovimin e integritetit dhe menaxhimit efikas të institucioneve publike.
Në konferencën e përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara marrin pjesë liderët e 190 shteteve anëtare, si dhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, shoqëria civile, të rinjtë dhe sektori privat nga e gjithë bota.
Gjatë Konferencës në Atlanta, SHBA, liderët globalë do të promovojnë zbatimin e Konventës kundër Korrupsionit, e cila vazhdon t’i hapë rrugën komunitetit ndërkombëtar në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.
Konferenca shënon përvjetorin e dytë të Strategjisë së SHBA kundër Korrupsionit dhe 20 vjetorin e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit.
