Në stacionin policor të Bit Pazarit, një nga zonat me shumicë shqiptare në Shkup, është vërejtur kohët e fundit një valë largimesh dhe transferimesh të zyrtarëve policorë shqiptarë për shkaqe politike, nga kabineti i Zv Ministrit për shkaqe politike VLEN -BDI.
Sipas burimeve nga terreni, këta transferime po ndodhin për arsye që perceptohen si politike, duke ngjallur shqetësim në komunitetin shqiptar.
Policët shqiptarë janë zhvendosur nga Bit Pazari dhe stacioni i Draçevës drejt vendeve më të largëta dhe më pak të populluara nga shqiptarët. Kjo ka ngritur dyshime për një strategji të qëllimshme të largimit të përfaqësuesve shqiptarë nga pozicionet e rëndësishme në strukturat e sigurisë në zona me ndjeshmëri etnike.
Në pritje të një reagimi zyrtar nga MPB ku Zv Ministri është shqiptar, qytetarët shpresojnë në një rikthim të balancës dhe drejtësisë në përfaqësimin institucional.
Edhe pse ZV Ministri “Shqiptar” është vetëm figur në institucionin e e MPB dhe fatkeqësisht shqiptarët nuk kanë fuqi jo vetëm në MPB por pothuajse në çdo institucion të vendit!