Profili zyrtar në Facebook i zyrtares së lartë të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, është i paqasshëm e sipas gjasave pasi i është pezulluar siç pretendohet, transmeton Gazeta Metro.


Mihaili kishte bërë një postim jashtëzakonisht kritik me pretendime ndaj Gjykatës Kushtetuese pak para se profili i saj të zhdukej nga Facebook. Sipas njoftimit qasja s’është në disponim.

Sipas një fotografie që po qarkullon asaj i është pezulluar llogaria në platformën Facebook nga kompania Meta.

Mihali njihet për postin e saj të lartë në Vetëvendosje të një spin-doctor të relacionit me publikun. Ky zhvillim është mjaf ironik./gazetametro.net