Një delegacion i lartë i frakcionit në BDI i udhëhequr nga ish kryeministri, Musa Xhaferi dhe bashkëpuntorët e tij të ngushtë sot kan qëndruar në Tetovë në një iftar të përbashkët me strukturat e BDI-së në Tetovë të cilët përkrahin kërkesat legjitime që disa muaj me rradhë i kërkojnë nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Në këtë takim kanë bashkëbiseduar për përmbushjen e shpejt të disa kërkesave të popullit shqiptar që ka frakcioni në BDI.

Kështu njofton në rrjetin social Facebook, Muhamet Ameti, një autoritet i lartë dhe ish zyrtar i Drejtorisë së Tatimeve, që sot është një nga llokomotiva kryesore e frakcionit të BDI-së në rajonin e Tetovës.

Muhamet Ameti

Sonte, në Tetovë, në Restorant Siraç, me të pranishëm:

Sekretarin organizativ të BDI-së, Blerim Bexheti,

Kryetarin e këshillit mbikqyrës, Musa Xhaferi,

Anëtarin e kryesisë, Nevzat Bejta, u mbajt një iftar i përbashkët me bashkmendimtarët dhe përkrahsit e fraksionit nga Tetova.

Një falemenderim i veçantë për organizatorët e këtij iftari, Servetin, Fejsalin dhe Lorikun!

Mbrëmja u përmbyll me një kafe muhabet në kafeterinë Ali Baba në Tetovë, i organizuar nga bashkmendimtarët e fraksionit Vullneti, Fatmiri, Shpendi dhe Besmali.

Zoti na e pranoftë agjërimin të gjithëve!