Në selinë e Lëvizjes BESA në Kumanovë u mbajt takim për riorganizimin e degës të Lëvizjes BESA.
“Bashkë me sekretarin organizativ Adnan Azizi dhe antarin e kryesisë qendrore Nuredin Fetai, sonte morëm pjesë në punën e grupit organizativ për riorganizimin e degës së Lëvizjes BESA në Kumanovë.
Grupi punues për riorganizimin e degës së Kumanovës vendosi që Zeqir Zeqiri, të drejtojë dhe përfaqësojë Këshillin organizativ deri në kuvendin e degës.
Grupin e përgëzoj për angazhimin dhe motivin e madh për punë”, theksoi sekretari gjeneral i kësaj partie, Abdush Demiri.
