Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët Ilire Dauti,në seancën e sotme parlamentare ka reaguar ndaj deputetit të VMRO-së i cili ka kërkuar dorheqjen e Ministrit të shëndetësisë pasi ministri ka hapur rrugë hetimi të rastit në Onkologji.
Por, menjëherë ka ardhur reagimi nga deputetja Ilire Dauti e cila me argumente bëri që ky debat të mbyllet sa i përket dorëheqjes së Fatmir Mexhitit.
Ilire Dauti : “Çdo kush që ngren çështjen e dorëheqjes së Ministrit qe i ka hapur rrugë hetimit të rastit në Onkologji, na bën seriozisht të dyshojmë se nuk duan të zbardhet krimi që ka ndodhur aty para se Ministri i ASh të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë.”