Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha se opozita, me inat irracional, ka vendosur që të mos marrë pjesë në votim.


Tutje, Haxhiu tha se konstituimi i Kuvendit është shumë i rëndësishëm dhe shpreson që Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim sa më shpejt.

“Opozita më quan përçarëse, konfliktuoze, por unë jam jashtëzakonisht e hapur të diskutoj për secilën çështje që kam trajtuar gjatë karrierës sime politike. Për çfarëdo vendimi që kam marrë, asnjëherë nuk kam vepruar në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Për dallim nga shumë prej deputetëve të opozitës, të cilët kanë votuar kundër interesave të Republikës së Kosovës, unë jam jashtëzakonisht e vetëdijshme për gjithë karrierën time politike”, tha Haxhiu.

“Sulmet seksiste, mizogjene, kanë qenë të papranueshme jo vetëm për mua, por për secilën grua në politikë. Shqetësimi im është që këto sulme, të cilat fyejnë gratë, i dekurajojnë gratë e tjera që të jenë pjesë aktive e politikës”, shtoi tutje ajo.