Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat që kanë ndodhur sot gjatë orëve të pasdites vonë në lagjen Çair të Shkupit.
I plagosuri menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në njërin nga spitalet e Shkupit dhe për momentin nuk dihet gjendja e tij. Të shtënat kanë ndodhur në afërsi të stadiumit të Çairit.
“Sot (02.12.2024) nga Spitali “Shën Naum Ohri” në SPB Shkup është raportuar se me plagë me armë zjarri është sjellë J.H. nga Shkupi, i cili sipas raportimit ka mbetur i plagosur në parkun në rrugën “Kemal Sejfula” në Shkup”, thonë nga MPB.
Policia tashmë është në terren dhe po mbledh informacione, po ashtu janë duke u vëzhguar edhe kamerat e sigurisë për të marrë informacione për të gjithë pjesëmarrësit në ngjarje. Të shtënat kanë ndodhur në afërsi të stadiumit të Çairit”, thonë nga MPB.(INA)