Vjedhja e provave nga depoja e gjykatës qëndronin në një apartament në Zabjelo dhe aty ishte baza e tyre kryesore nga ku dyshohet se shkonin çdo ditë në godinën përballë Gjykatës së Lartë në Podgoricë, ku gërmuan tunelin.
Pamjet e kamerave vëzhguese i dërguan inspektorët e policisë së Podgoricës në atë banesë, të cilën e kontrolluan dje dhe gjurmuan lëvizjen e një grupi të dyshuarish nga bodrumi i ndërtesës në Njegoseva 12 në afërsi të Titeks.
Në të janë gjetur shumë gjurmë, të cilat do të analizohen.
Kjo është pista e dytë që gjetën hetuesit, pasi pasditen e djeshme gjetën edhe furgonin e përdorur nga minatorët e mafias.
Në të njëjtën kohë, policia po përpiqet të identifikojë të gjithë të dyshuarit në bazë të regjistrimeve dhe të përcaktojë se çfarë logjistike kanë shfrytëzuar për të hyrë në depo, por edhe kush ka dhënë udhëzime se ku po mbahen provat që janë marrë nga salla e gjyqit.