Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Pasdite do të jetë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, lokalisht proceset do të jenë në formë stuhie. Do të fryjë erë mesatare, nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri 22, ndërsa maksimalja do të jetë nga 31 deri në 38 gradë Celsius. UV-indeksi do të jetë 7.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë nxehtë, me vranësira të ulëta deri mesatare, pasdite në pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm, me bubullima dhe erë të fortë. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 37 gradë Celsius.
DPHM-ja njofton se periudha me mot shumë të nxehtë do të vazhdojë. Kudo do të jetë aktiv niveli i verdhë i rrezikut me temperaturë të lartë. Pasdite në disa vende do të ketë paraqitje të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të fortë. Proceset lokale do të marrin formë stuhie, sidomos ditën e shtunë.
